Bota

Lukashenko planifikon takimin me Putinin në Moskë, çfarë pritet të diskutohet

Peskov konfirmoi planet e Lukashenkos për t'u takuar me Putin të mërkurën. 

22 Maj 2023, 17:26 Nga a.l
Lukashenko planifikon takimin me Putinin në Moskë, çfarë
Aleksander Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidentët Vladimir Putin të Rusisë dhe Aleksandër Lukashenko i Bjellorusisë do të takohen në Moskë në margjinat e ngjarjeve të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) këtë javë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov konfirmoi planet e Lukashenkos për t'u takuar me Putin të mërkurën. 

“Në të vërtetë, meqenëse ngjarjet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik janë planifikuar, ne presim që Lukashenko të mbërrijë në Moskë dhe presidentët të kenë mundësinë të flasin”, tha ai.

Sipas agjencisë së lajmeve BelTA, Lukashenko tha më herët se ai planifikoi të takohej me homologun e tij rus të mërkurën për të diskutuar problemet ekzistuese në marrëdhëniet midis Moskës dhe Minskut, shkruajnë mediat e huaja. Më herët, Ministria e Jashtme ruse njoftoi planet për të mbajtur një takim të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik më 24-25 maj në Moskë. 

dmitry peskov

Sondazh

Poll