Bota

Kurti në konferencë për mediat me senatorin amerikan: Biseduam për rezultatet e dialogut me Serbinë

Ai, më tej, shtoi se është biseduar edhe për raportet me Serbinë, ku informoi për rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE, me theks të veçantë marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit e që, sipas Kurtit, përbëjnë avancim mes vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre, prandaj, shtoi ai, duhet zbatim i tërësishëm shpejtë dhe pa kushtëzim të tyre.

22 Maj 2023, 16:26 Nga a.l

 

Kurti në konferencë për mediat me senatorin amerikan: Biseduam
Albin Kurti dhe senartorët amerikanë

 

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media së bashku me senatorët amerikanë Murphy e Peters, foli për aktivietin e deritashëm të institucioneve të vendit, mes tjerash, aktivitetin e FSK-së në “Deffender Europe 2023”, por edhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në segmentet të ndryshme.

“Krahas marrëdhënieve dypalëshe diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, qeverisjen tonë më shumë se dyvjeçare, arritjet, edhe synimet tona përpara”, deklaroi kryeministri Kurti.

Ai, më tej, shtoi se është biseduar edhe për raportet me Serbinë, ku informoi për rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE, me theks të veçantë marrëveshja bazike dhe aneksi i zbatimit e që, sipas Kurtit, përbëjnë avancim mes vendeve dhe janë platformë e mundësi për normalizim të plotë të tyre, prandaj, shtoi ai, duhet zbatim i tërësishëm shpejtë dhe pa kushtëzim të tyre.

Ndërsa senatori amerikan Chris Murphy tha se vizita e parë është zhvilluar në Kosovë, pasi SHBA-ja nuk ka mik më të madh, më të mirë që ka ndihmuar për menaxhimin e tërheqjes nga Afganistani.

“Çfarë do incidenti ndërkombëtarë apo tjetër ku ka nevojë që aleatët të bashkohen, vendi juaj e ngrit dorën gjithmonë të bashkohet, dhe jeni ndër të parët për të punuar me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha senatori Peters.

Ndërsa Peters tha se do të vazhdojë të forcojë edhe më tej marrëdhënien me Kosovën. Më herët senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters u pritën nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. 

albin kurti

Sondazh

Poll