Bota

Takimi me Kurtin/ Senatori amerikan, Chris Muprhy: Nuk duhet humbur kohë! Asosacioni duhet të arrihet brenda vitit

Ai ka kërkuar që marrëveshja për Asosacionin të arrihet këtë vit, duke theksuar rëndësinë e kohës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

22 Maj 2023, 17:18 Nga a.l
Takimi me Kurtin/ Senatori amerikan, Chris Muprhy: Nuk duhet humbur kohë!
Chris Murphy

KOSOVË- Senatori amerikan Chris Murphy ka zhvilluar sot një takim me kreun e qeverisë, Albin Kurti. Në fokus të bisedimeve ka qenë procesi i dialogut me Serbinë. Ai ka kërkuar që marrëveshja për Asosacionin të arrihet këtë vit, duke theksuar rëndësinë e kohës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Senatori gjithashtu ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë Kosovën në këtë çështje.

“Patëm një bisedë shumë të mirë të sinqertë për dialogun. Na vjen shumë mirë për marrëveshjen që e keni arritur me Serbinë. E dimë që këto kanë të bëjnë me disa zgjidhje të vështira për të dy palët. Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Mendojmë se është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Por koha ka shumë me rëndësi, është viti kur duhet të kryhet kjo dhe që të mundësohet arritja e normalizimit, e cila do të çojë te njohja e ndërsjellë. Prandaj na vjen mirë që dëgjuam për planet tua për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe jemi të gatshëm që t’ju ndihmojnë edhe në këtë ndërmarrje”, tha Murphy. 

Paraprakisht fjalën e mori kryeministri Albin Kurti, i cili tha se pret zbatimin e marrëveshjes pa kushtëzime. 

chris murphy

Sondazh

Poll