Bota

Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut bien dakord të zhvillojnë partneritet të sigurisë

Presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol mbajti një samit në Seul me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, gjatë të cilit liderët ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, shëndeti dhe zinxhirët e furnizimit.

22 Maj 2023, 16:37 Nga a.l
Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut bien dakord të zhvillojnë
Charles Michel, Yun Suk-yeol, Ursula von der Leyen

KOREJA E JUGUT- Koreja e Jugut dhe  Bashkimi Evropian kanë vendosur të fillojnë një dialog ushtarak me qëllim zhvillimin e një partneriteti sigurie, mes tensioneve për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut, shkruajnë mediat e huaja. 

Presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol mbajti një samit në Seul me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, gjatë të cilit liderët ranë dakord gjithashtu të forcojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si ndryshimi i klimës, shëndeti dhe zinxhirët e furnizimit.

Yun ka bërë presion për lidhje më të forta sigurie me Evropën dhe aleatët e tjerë të SHBA-së për të adresuar sfidat globale, duke përfshirë konfliktin në Ukrainë dhe tensionet mbi qëndrimin e Kinës ndaj Tajvanit. Ai gjithashtu dëshiron bashkëpunim për të frenuar ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut.

vladiislav rubnikar

Sondazh

Poll