Bota

Liderja e opozitës bjelloruse akuza Lukashenkos: Urdhëroi transferimin e paligjshëm të fëmijëve jetimë ukrainas

Tsikhanouskaya, e cila jeton në mërgim në Lituani, tha se ishin mbledhur prova të shumta që tregonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të Lukashenkos dhe regjimit të tij në dëbimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia në Bjellorusi.

22 Maj 2023, 17:10 Nga a.l
Liderja e opozitës bjelloruse akuza Lukashenkos: Urdhëroi transferimin
Aleksandër Lukashenko

BJELLORUSI- Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka akuzuar presidentin e vendit, Alexander Lukashenko, se ka urdhëruar personalisht transferimin e paligjshëm të jetimëve ukrainas, shkruan The Guardian. 

Tsikhanouskaya, e cila jeton në mërgim në Lituani, tha se ishin mbledhur prova të shumta që tregonin përfshirjen e drejtpërdrejtë të Lukashenkos dhe regjimit të tij në dëbimin e fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara nga Rusia në Bjellorusi.

"Alexander Lukashenko urdhëroi personalisht transferimin e jetimëve në Bjellorusi dhe lehtësoi ardhjen e tyre me mbështetje financiare dhe organizative", thuhet në një raport që Tsikhanouskaya i dërgoi presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ministrave të jashtëm të BE-së.

Ekipi i Tsikhanouskaya vlerëson se të paktën 2,150 fëmijë pritet të sillen në Bjellorusi deri në fund të këtij muaji. Disa janë dërguar në kampin e Dubravës në rajonin e Minskut, i cili thuhet se drejtohet nga Belaruskali, një kompani shtetërore potasi dhe burimi kryesor i të ardhurave për regjimin e Lukashenkos.

Fleta e akuzave kundër Lukashenkos dhe Belaruskali vjen në mes të presionit në rritje ndaj BE-së për të forcuar sanksionet kundër Bjellorusisë. 

aleksandër lukashenko

Sondazh

Poll