Bota

Brukseli paralajmëron Greqinë për kthimin e emigrantëve të paligjshëm

Brukseli paralajmëroi të hënën se është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë kundër Greqisë lidhur me kthimin e emigrantëve të paligjshëm këtë vit pas publikimit të një hetimi të New York Times që pretendon se autoritetet i braktisin emigrantët me gomone në mes të detit.  

22 Maj 2023, 15:10 Nga a.l
Brukseli paralajmëron Greqinë për kthimin e emigrantëve
Emigrantë të paligjshëm

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi akuzat se autoritetet  greke po planifikojnë kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe paralajmëroi se mund të ndërmarrë hapa formalë kundër vendit. Mediat e huaja raportojnë se, Brukseli paralajmëroi të hënën se është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë kundër Greqisë lidhur me kthimin e emigrantëve të paligjshëm këtë vit pas publikimit të një hetimi të New York Times që pretendon se autoritetet i braktisin emigrantët me gomone në mes të detit.  

“Shërbimet e mia i kanë dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve greke që ky incident të hetohet plotësisht dhe në mënyrë të pavarur. “Është e nevojshme që autoritetet greke të ndërmarrin ndjekjen e duhur, bazuar gjithashtu në mekanizmin e ri të pavarur të monitorimit dhe Komisioni i BE-së është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë, sipas rastit”, shkroi në Twitter komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson.

OJQ-të kanë akuzuar për vite me radhë autoritetet greke për këto veprime, të cilat Athina i ka mohuar gjithmonë. 

emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll