Bota

Austria thirrje për dialog Rusisë: Nuk është zhdukur nga harta, mbetet partneri më i madh i BE-së

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenber  deklaron se Vjena mban një kanal jozyrtar komunikimi me Moskën dhe bën thirrje për dialog me Rusinë pavarësisht konfliktit në Ukrainë. 

22 Maj 2023, 14:51 Nga a.l
Austria thirrje për dialog Rusisë: Nuk është zhdukur nga
Alexander Schallenberg

AUSTRI- Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenber  deklaron se Vjena mban një kanal jozyrtar komunikimi me Moskën dhe bën thirrje për dialog me Rusinë pavarësisht konfliktit në Ukrainë. 

"Perëndimi duhet të vazhdojë të bisedojë me Rusinë ashtu siç po bën qeveria amerikane," vuri në dukje ai në një intervistë për gazetën gjermane Die ëelt të botuar të hënën.

Sipas Schallenberg, platformat ndërkombëtare si Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Kombet e Bashkuara duhet të përdoren për bisedime të mëtejshme me Rusinë. Kryediplomati i Austrisë e sheh atë si përgjegjësi globale të vendeve perëndimore, shkruajnë mediat e huaja. 

“Rusia nuk është zhdukur nga harta, duke mbetur fqinji më i madh gjeografik i BE-së dhe fuqia më e madhe bërthamore në botë”, shtoi ai. 

Schallenberg theksoi se Vjena vazhdon të komunikojë me Moskën përmes kanaleve joformale. 

alexander schallenberg

Sondazh

Poll