Bota

Ndodh në Australi/ Gruaja e parë me mitër të transplantuar ngelet shtatëzën

30-vjeçarja nga Coffs Harbour mori një mitër të dhuruar nga nëna e saj në janar dhe tani është shtatë javë shtatzënë. 

22 Maj 2023, 14:39 Nga f.i
Ndodh në Australi/ Gruaja e parë me mitër të transplantuar
foto ilustruese

AUSTRALI- Gruaja e parë australiane që iu nënshtrua transplantit të mitrës, Kirsty Bryant, mbeti shtatzënë vetëm disa javë pas operacionit. Mediat e huaja raportojnë se 30-vjeçarja, Kirsty Bryant nga Coffs Harbour mori një mitër të dhuruar nga nëna e saj 54-vjeçare, Michelle Hayton në janar dhe tani është shtatë javë shtatzënë.

"U emocionova shumë kur e mora vesh. Është kaq e mrekullueshme që trupi im mund ta bëjë këtë dhe që mamaja ime më ka bërë këtë dhuratë. Ajo është gjithashtu shumë e emocionuar dhe mezi pret të mirëpresë një nip tjetër në familje,"-u shpreh 30-vjeçarja.

Nënë e bijë iu nënshtruan operacionit prej 16-orësh, ku përfshiheshin mbi 20 profesionistë. Pas transplantimit të suksesshëm të mitrës, në Australi u kryen edhe dy procedura të tjera. Gjinekologia Rebecca Deans tha se ky është një lajm shumë inkurajues, pasi zakonisht këto operacione janë të përkohshme dhe në përgjithësi zgjasin pesë vjet, në mënyrë që gratë të kenë kohë të mjaftueshme për të planifikuar një shtatzëni.

australi

Sondazh

Poll