Bota

Alarm i kuq në Itali/ Përmbytje në Emilia Romagna, policia paralajmëron qytetarët: Mos shkoni në provincat e Forlì-Cesena dhe Ravenna

Të martën mblidhet Këshilli i Ministrave, të cilët do të diskutojë për dëmet dhe ndihmat që do të shpërndahen. 

22 Maj 2023, 14:32 Nga a.l
Alarm i kuq në Itali/ Përmbytje në Emilia Romagna, policia
Përmbytje në Itali

ITALI- Situata e përmbytjeve në Itali vijon të jetë e rëndë në disa zona të vendit. Alarm i kuq vijon të jetë aktiv në Emilia Romagna dhe Bologna. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos kalojnë në provincat Forli-Cesena dhe Ravenna, shkruajnë mediat italiane. 

Kryeministrja Giorgia Meloni vizitoi dje zonat e prekura nga përmbytjet: "Tani detyra jonë është të garantojmë reagime të menjëhershme," tha ajo nga Ravenna. Të martën mblidhet Këshilli i Ministrave, të cilët do të diskutojë për dëmet dhe ndihmat që do të shpërndahen. 

permbytje ne itali

Sondazh

Poll