Bota

'Rusët nuk kanë vend në Gjeorgji'/ Aktivistët pengojnë dasmën e madhe, mes të ftuarve vajza e Sergei Lavrov

Protestuesit nacionalistë organizuan një tubim jashtë resortit, duke u përplasur me policinë, e cila arrestoi të paktën 16 persona.

22 Maj 2023, 11:21 Nga f.i
'Rusët nuk kanë vend në Gjeorgji'/ Aktivistët
pamje nga tubimi

GJEORGJI- Aktivistët në Gjeorgji penguan një dasmë të mbajtur jashtë kryeqytetit Tbilisi, ku mendohet se po merrte pjesë vajza e ministrit të Jashtëm të Rusisë. Mediat e huaja raportojnë se dasma pretendohet të jetë e vëllait të Aleksandr Vinokurov, që është bashkëshorti i Yekaterina Lavrov.

Protestuesit nacionalistë organizuan një tubim jashtë resortit, duke u përplasur me policinë, e cila arrestoi të paktën 16 persona. Mësohet se disa protestues hodhën vezë mbi minibusët që dilnin nga hoteli, duke thirrur: “Rusët nuk kanë vend në Gjeorgji!”

Kujtojmë se si Alexander Vinokurov ashtu edhe Ekaterina Vinokurova u vunë nën sanksionet perëndimore për lidhjet e tyre të ngushta me Kremlinin pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

sergei lavrov gjeorgji

Sondazh

Poll