Bota

Macron vizitë në Mongoli, në fokus mineralet e rralla dhe Ukraina

Gjatë vizitës Macron u takua me homologun e tij mongol Ukhnaagiin Khurelsukh në kryeqytetin Ulaanbaatar dhe u zotua për bashkëpunim në nxjerrjen dhe tregtimin e mineraleve të përdorura në satelitë, telefona celularë dhe teknologji të tjera kryesore.

22 Maj 2023, 10:45 Nga f.i
Macron vizitë në Mongoli, në fokus mineralet e rralla dhe Ukraina
Macron dhe Ukhnaagiin Khurelsukh

PEKIN- Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një vizitë në Mongoli. Mediat e huaja shkruajnë se në qendër të diskutimeve është qasja në mineralet e rralla të tokës dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Gjatë vizitës Macron u takua me homologun e tij mongol Ukhnaagiin Khurelsukh në kryeqytetin Ulaanbaatar dhe u zotua për bashkëpunim në nxjerrjen dhe tregtimin e mineraleve të përdorura në satelitë, telefona celularë dhe teknologji të tjera kryesore. 

Vizita strategjike e Macron shihet si një përpjekje për të inkurajuar Mongolinë, një komb pa dalje në det që ka qenë historikisht i varur nga fqinjët e tij të fuqishëm, Rusia dhe Kina, për të diversifikuar marrëdhëniet e saj ndërkombëtare.

lufta ukraine-rusi emmanuel macron

Sondazh

Poll