Bota

Forcat ukrainase regaojnë me foto nga Bakhmuti: Jemi të shkatëruar jo të pushtuar

Në imazhe ajo çfarë shikohet janë ndërtesat e shkatëruara nga sulmet e njëpasnjëshme të forcave ruse.

22 Maj 2023, 10:13 Nga f.i
Forcat ukrainase regaojnë me foto nga Bakhmuti: Jemi të
Bakhmut

UKRAINË- Pas njoftimeve nga Moska për pushtimin e qytetit të  Bakhmutit, Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës ka reaguar duke publikuar pamje se si duket qyteti sot. Në imazhe ajo çfarë shikohet janë ndërtesat e shkatëruara nga sulmet e njëpasnjëshme të forcave ruse.

"Ushtarët tanë shkuan në një mision luftarak përmes një qyteti të shkatërruar, por të papushtuar. Sytë tanë janë te Bakhmut. Një operator droni që jo vetëm monitoron pozicionin e armikut dhe korrigjon artilerinë tonë. Ai gjithashtu kap se si qyteti po vritet nga forcat pushtuese ruse," -thotë Komanda.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në samitin e G7 në Japoni e krahasoi shkatërrimin e Bakhmutit me Hiroshimën, të shkatërruar nga bomba atomike në 1945.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll