Bota

MASAKRA në Serbi/ Inspektimi arsimor në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", prindërit parashtrojnë kërkesat

Ndër kërkesat është edhe pezullimi i psikologes së shkollës Lidija Maksiç dhe pedagoges së shkollës Jelena Vujiçiç, deri në përfundimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë së tyre personale për ngjarjen tragjike.

22 Maj 2023, 10:24 Nga f.i
MASAKRA në Serbi/ Inspektimi arsimor në shkollën fillore
shkolla Vladislav Ribnikar

SERBI- Inspektorati arsimor sot do të hyjë në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar, ku ndodhi masakra me 11 të vrarë. Kurir raporton se ishin prindërit e fëmijëve të cilët i kanë dërguar një letër Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të drejtoreshës Snezana Knezheviç.

Ndër kërkesat është edhe pezullimi i psikologes së shkollës Lidija Maksiç dhe pedagoges së shkollës Jelena Vujiçiç, deri në përfundimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësisë së tyre personale për ngjarjen tragjike. 

Prindërit po kërkojnë përgjigje edhe për pyetjen se çfarë është bërë apo do të bëhet në lidhje me kërkesën për të përcaktuar përgjegjësinë e personave që kanë publikuar listën me emrat e fëmijëve të klasës. Ata kërkuan gjithashtu caktimin e një ose më pak grupeve të personave nga organet kompetente për komunikim të drejtpërdrejtë dhe bashkërendim të aktiviteteve me prindërit e klasës VII/2 për shkak të specifikave të tyre.

Ata kërkojnë hartimin dhe miratimin e një kurrikule dhe programi të posaçëm për përfundimin e klasës së shtatë dhe ndjekjen e klasës së tetë për klasën e VII/2, përfshirë edhe dhënien e diplomës së shkollës së mesme.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll