Bota

Lufta në Sudan/ Përplasja vazhdon pavarësisht armëpushimit 1-javor

Ndërmjetësuesit amerikanë dhe sauditë treguan se mundën të arrijnë pas dy javësh negociata në Arabinë Saudite, duke shwnuar një armëpushim 1-javor. Të dy palët kanë deklaruar do të respektojnë armëpushimin, i cili është mirëpritur nga OKB-ja. Megjithatë, gjatë 5 javëve që ka zgjatur lufta në Sudan, janë shpallur disa armëpushime, të cilat janë shkelur menjëherë.

22 Maj 2023, 11:01 Nga k.m.

Lufta në Sudan/ Përplasja vazhdon pavarësisht armëpushimit

SUDAN- Rinisin luftimet në Sudan midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak, pavarësisht armëpushimit 1-javor të shpallur më 21 maj.

Ndërmjetësuesit amerikanë dhe sauditë treguan se mundën të arrijnë pas dy javësh negociata në Arabinë Saudite, duke shwnuar një armëpushim 1-javor. Të dy palët kanë deklaruar do të respektojnë armëpushimin, i cili është mirëpritur nga OKB-ja. Megjithatë, gjatë 5 javëve që ka zgjatur lufta në Sudan, janë shpallur disa armëpushime, të cilat janë shkelur menjëherë.

"Ne nuk u besojmë atyre: sa herë që ata shpallin një armëpushim dhe menjëherë fillojnë të luftojnë përsëri,"- thotë Adam Isham nga Sudani Perëndimor ku luftimet më të ashpra jashtë kryeqytetit Khartoum janë ndezur. Që nga 15 prilli, përleshjet midis ushtrisë sudaneze, të udhëhequra nga gjenerali Abdel Fattah al-Burhan dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të udhëhequra nga gjenerali Mohamed Hamdan Daglo, kanë vrarë rreth 1000 njerëz në këtë vend.

Infrastruktura e Sudanit është dëmtuar rëndë: pothuajse asnjë spital në Khartoum dhe Darfur nuk funksionon më, dhe ata prej më shumë se 5 milionë banorëve të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike.

Bankat janë mbyllur, ndërsa sulmet ajrore, përleshjet me armë të rënda dhe zjarri kanë detyruar agjencitë e ndihmave që të ndalojnë prurjet e tyre duke sjellë edhe mungesa në ushqim. Organizatat humanitare bëjnë thirrje për krijimin e korridoreve të sigurta për transportin e barnave, ushqimeve dhe karburanteve.

Nëse lufta vazhdon, paralajmëron OKB-ja, një milion sudanezë të tjerë ka të ngjarë të detyrohen të ikin në vendet fqinje.

Dy gjeneralët së bashku rrëzuan civilët nga pushteti në Sudan me një grusht shteti në tetor 2021. Por më 15 prill ata u kthyen kundër njëri-tjetrit dhe të premten gjenerali Burhan zëvendësoi Daglo si komandantin e dytë në regjimin ushtarak. Ai u zëvendësua nga Malik Agar, një ish rebel, i cili në vitin 2020 nënshkroi një marrëveshje paqeje me Khartoum.

Mosmarrëveshja vazhdon të jetë akoma më agresive edhe pas mbledhjes së fundit që u bë të dielën që shkoi.

lufta ne sudan

Sondazh

Poll