Bota

"Zakoni" i vjetër nuk harrohet! Akuzohet sërish për grabitje zyrtari jo-binar i Bidenit, Sam Brinton

 Ish-zyrtari jo-binar i Bidenit akuzohet për vjedhjen e bagazheve me vlerë prej 2.3 mijë dollarësh të një gruaje në aeroport.

22 Maj 2023, 10:10 Nga k.m.
"Zakoni" i vjetër nuk harrohet! Akuzohet sërish për
Sam Brinton

SHBA- Sam Brinton akuzohet sërish për grabitje! I diplomuari në "MIT", i cili i shërbeu administratës së Joe Biden duke luajtur një rol kyç në menaxhimin e çështjeve bërthamore, duket se ka probleme me drejtësinë. Ish-zyrtari jo-binar i Bidenit akuzohet për vjedhjen e bagazheve me vlerë prej 2.3 mijë dollarësh të një gruaje në aeroport. “Daily Wire” raporton se në Montgomery County, Maryland, oficerët e zbatimit të ligjit e vendosën Brinton në burg dhe mbahet pa asnjë garanci.

Një fqinj i tij i tha Daily ëire se katër policë u shfaqën në banesën e tij dhe e nxorrën Sam Brinton me pranga jashtë banesës së tij. Tani ajo do të dalë para drejtësisë për të zhvilluar një seancë dëgjimore para gjykatësit Victor Del Pino.

Arrestimi vjen gjashtë muaj pasi Brinton u pushua nga puna për vjedhjen e rrobave të grave në aeroporte.  Ish-zyrtari i lartë i Departamentit të Energjisë u kap në kamera duke vjedhur bagazhe dhe u urdhërua të paguante 3,670 dollarë si dëmshpërblim për viktimën. Brinton-it iu kursye burgu, por duket se i është rikthyer sërish "zakonit" të vjetër. 

sam brinton

Sondazh

Poll