Aktualitet

Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO shtyn seancën e radhës më 29 maj

Në rendin e ditës, sot pritet që gjykata të shprehet nëse do të pranoje apo jo gjykimin e shkurtuar ndaj të pandehurve, që nëse do të shpallen "fajtor", do t'u ulet 1/3 e dënimit.

22 Maj 2023, 11:07 Nga k.m.
Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO shtyn seancën e radhës më
Foto ilustruese

TIRANË- Shtyhet për më 19 maj seanca për inceneratorin e Fierit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas pretencës së dhënë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar, sot togat e zeza duhet të shpreheshin nëse do të pranonin apo jo gjykimin e shkurtuar ndaj të pandehurve, që nëse do të shpallen "fajtor", do t'u ulet 1/3 e dënimit. 

Por pas diskutimeve të sotme, Gjykata kërkoi kohë që të shprehet në lidhje me kërkesën e bërë nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të mos kompetencës dhe kalimin e çështjes  në gjykatën e Tiranës. Ndërsa i pandehuri Arenc Myrtezani kërkoi pavlefshmërinë e akt-ekspertizave grafike dhe teknike të bëra nga Prokuroria. Avokati i të pandehurit Arber Denizi kërkoi që të pezullohet gjykimi pasi nuk ka marrë dijeni për procesin.

Seanca gjyqësore e inceneratorit të Fierit është shtyrë për në datën 29 maj ora 14:00. Sipas informacioneve, gjykata i la kohë vetes për t’u njohur me kërkesat e të pandehurve. SPAK thotë se për inceneratorin e Fierit u krye korrupsion, u pastruan para dhe u mashtrua që nga shpronësimi i truallit ku do të ndërtohej inceneratori deri tek faturat fiktive për punimet. Megjithatë të gjithë të pandehurit kërkojnë pafajësi dhe pushim të çështjes.

Në seancën e shkuar, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar në total për të përfshirët në këtë aferë, 57 vite burg. U kërkua gjithashtu konfiskimi i dy kompanive kryesore, “Integrated Technology ShPK” dhe “Alb Tech”. Akuza kërkoi konfiskimin e 4 kompanive qe paguan kompanitë kryesore, si dhe 8 apartamente në pronësi të kompanive në fjalë.

KËRKESA E SPAK:

Lefter Koka, 10 vite, me gjykim të shkurtuar përfiton 6.8 vite

Alqi Bllako 4, i ulet 2.8 vite

Serafin Papa 4 vite

Pëllum Abeshi 4 vite

Jonida Zqeqo 4 vite

Bardhyl Çabiri 4-2.8 vite

Mirel Mërtiri 10-6.8 vite

Stela Gygallja 7-4.8 vite

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi. Por, Koka ndodhet pas hekurave për këtë çështje prej më shumë se dy muajsh, edhe pse e ka apeluar disa herë masën e sigurisë duke përdorur si justifikim edhe gjendjen e tij shëndetësore./Dosja.al

inceneratori i fierit alqi bllako lefter koka arben dervishi

Sondazh

Poll