Aktualitet

Moti i keq në Itali/ Hiqeshin si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin 6000 euro një çifti të moshuarish, arrestohen

Burri dhe gruaja me origjinë shqiptare u shfaqën në shtëpinë e të moshuarëve italianë me justifikimin për t’iu pastruar baltën dhe iu kanë vjedhur rreth 6 mijë euro.

22 Maj 2023, 09:52 Nga f.i
Moti i keq në Itali/ Hiqeshin si vullnetarë, shqiptarët i vjedhin
foto ilustruese

ITALI- Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare kanë përfituar nga situata tragjike e një çifti të moshuarish dhe me justifikimin për t’iu pastruar baltën që i kishte rrethuar shtëpinë, iu kanë vjedhur rreth 6 mijë euro, shumë e cila është gjetur nga policia.

Policia italiane në zonën e Ravenës, në Fornaces, vendosi në pranga një burrë dhe një grua shqiptare nën akuzën e grabitjes.

Situata tragjike nga përmbytjet në rajonin e Emilia Romagna ditët e fundit ka shfaqur mijëra vullnetarë duke hequr baltën, duke shpëtuar të moshuarit dhe duke rindërtuar jetë,por fatkeqësisht ka dhe nga ata të cilët po përfitojnë nga situata dhe ndaj më të brishtëve. 

moti i keq ne itali emilia romagna

Sondazh

Poll