Aktualitet

Me kapuç dhe duart në xhepa, publikohet fotoja e autorit të vrasjes së Kavajës 30 minuta para ngjarjes

Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendodhjen e tij. 

22 Maj 2023, 10:11 Nga f.g
Me kapuç dhe duart në xhepa, publikohet fotoja e autorit të
Habib Rexha dhe pamje nga vendngjarja

TIRANE- Një foto e Habib Rexhës, autorit të vrasjes së Arjan Gosës në Kavajë është duke qarkulluar në media. Dosja ka publikuar foton e tij, ku 31-vjeçari shihet me një kostum sportiv dhe me kapuç. Ai ecën i qetë drejt vendit ku ndodhej viktima për të kryer ekzekutimin me duar në xhepa. Pasi kreu vrasjen, ai u largua dhe deri më tani, ende nuk është kapur. Policia ofron 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendodhjen e tij. 

Me kapuç dhe duart në xhepa, publikohet fotoja e autorit të

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të dielës. Arjan Gosa është vëllai i Edmond Gosës. Gosa është vrarë pas një konflikti për motive banale me Altin Rexhën, i cili është vëllai i Habib Rexhës, autorit të vrasjes së djeshme.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

habib rexha arjan gosa vritet arjan gosa altin rexha

Sondazh

Poll