Aktualitet

Prokuroria nis hetimin për vdekjen e Jani Rustemit, 27-vjeçari u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe vdiq në QSUT

Rustemi u arrestua më 13 prill për vjedhje dhe më 14 prill u çua në QSUT ku ndodhej në koma.

22 Maj 2023, 10:54 Nga f.g
Prokuroria nis hetimin për vdekjen e Jani Rustemit, 27-vjeçari u
Jani Rustemi dhe nena

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për rrethanat që çuan në vdekjen e 27-vjeçarit Jani Rustemi, i cili ndërroi jetë të shtunën në Qendrën Spitalore Universitare Nënën Tereza. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Prokuroria ka nisur të verifikojë të gjitha pretendimet e familjes për dhunë të ushtruar ndaj të riut si dhe për dhënien e një sasie metadon, një informacion ky që qarkullon vetëm në media dhe i pakonfirmuar zyrtarisht nga asnjë institucion. 

Nga ana tjetër, familja e tij pretendon se u dhunua në burg, ata do të protestojnë në 15:30 te Ministria e Drejtësisë.

Ai ishte i ati i dy fëmijëve dhe i martuar. Rustemi u arrestua më 13 prill për vjedhje dhe më 14 prill u çua në QSUT ku ndodhej në koma. Sipas nënës së tij, doktorët i kanë thënë se të riut i është dhënë metadon, pasi ishte konsumues i lëndëve narkotike. Por edhe në këtë variant, edhe pse ai mori metadon, më 15 prill, gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg".Tashmë pritet të shihet se çfarë hetimi do të bëjë Prokuroria e Tiranës për këtë çështje./Dosja.al

vdes jani rustemi

Sondazh

Poll