Aktualitet

Vrasja në Kavajë, autori e vëzhgoi viktimën me këtë makinë, i maskuar ai parkoi pranë lokalit dhe e qëlloi me plumb në ballë

Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit. Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë

22 Maj 2023, 09:50 Nga f.g
Vrasja në Kavajë, autori e vëzhgoi viktimën me
Pamje nga vendngjarja

KAVAJE- Automjeti që shihni në këtë foto, tip Volksëagen me ngjyrë gri, është makina që autori i vrasjes së Arjan Gosës, Habib Rexha përdori për të kryer krimin. Burime për Dosja, bëjnë me dije se ai e vëzhgoi për ditë me radhë viktimën dhe se në kohën ngjarjes ai ishte i vetëm.

Rexha parkoi makinën disa metra larg lokalit dhe shkoi në këmbë drejt tavolinës ku Gosa ndodhej me babain dhe e qëlloi me një plumb në ballë. Ai është ende në arrati dhe dyshohet se është fshehur në veri të vendit. Arma e krimit e përdorur në këtë ngjarje dyshohet se është pistoletë. Nga ana tjetër, anëtarë të dy familjeve kanë deklaruar se nuk ka pretendime për hakmarrje pasi ngjarja është e mbyllur.

Vrasja në Kavajë, autori e vëzhgoi viktimën me

Gjithashtu mësohet se nga pamjet filmike shihet se autori ka zbritur nga makina i maskuar dhe më pas pasi ka kryer vrasjen ai ka hequr maskën për t’u larguar në drejtim të paditur.

Vrasja ndodhi pasditen e djeshme në një lokal në Kavajë, ku Habib Rexha vrau me një plumb në ballë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij. Habibi është vëllai i Altin Rexhës, viktimë e vrasjes me dy viktima në 29 mars 2023. Konflikti banal i fundmarsit pati dy viktima Edmond alias Armand Gosa dhe Altin alias Sali Rexha. Një sherr banal për "pse më sheh ashtu" nga ana e Edmond Gosës acaroi Altin Rexhën. Ky i fundit mori një thikë dhe e plagosi. Në këtë moment, Gosa u përgjigj me armë duke e lënë të vdekur. Gosa janë një mbiemër i "fortë" në Kavajë. Por edhe pse ngjarja ka 2 muaj që ka ndodhur, Policia nuk arriti dot të shmangë hakmarrjen mes dy fiseve./Dosja.al

arjan gosa habib rexha vrasja ne kavaje

Sondazh

Poll