‘I zgjuar dhe punëtor’/ Pronari shqiptar i bordellos që frekuentohej nga ylli i regbit, i shpëton deportimit
Lawrence Dallaglio ANGLI- Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbi...
Ngjarje që kanë ndodhur brenda vetëm pak ditëve.
TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se kanë vjedhur 2 herë të njëjtën banesë. Ngjarje që kanë ndodhur brenda vetëm pak ditëve. Si rezultat i operacionit “Tëo times”, në pranga përfunduan: L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, të cilët akuzohen se kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një qytetari, në Sharrë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Tëo times". Vodhën dy herë në të njëjtën banesë, gjatë javës së fundit, 1 000 000 lekë të rinj dhe bizhuteri floriri, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen disa nga bizhuteritë e vjedhura dhe një palë doreza të përdorura nga autorët gjatë dy vjedhjeve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Tëo times". Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. H., 25 vjeç dhe R. Xh., 22 vjeç, të dy banues në Kombinat, Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lawrence Dallaglio ANGLI- Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbi...
Dy te zhdukurit e Sarandes Saranda prej vitesh është konsideruar nga institucionet ligjzbatuese si një nga zonat më të qeta e me k...
Sa para të duhen për t'u futur në grupin e me të pasurve? Përgjigja varet nga vendi ku jeton. Që dikush të hyjë ...
Koci Selamaj dhe Sabina Nessa ANGLI- Vrasësi i Sabina Nessa-s është në mesin e 11 vrasësve shqiptarë të caktuar për...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të par&eum...
Moti TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë në mbizot...
Briken Hoxha TIRANË- Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vdek...
Habib Rexha KAVAJË- Autori i vrasjes së Arian Gosës pasditen e sotme në Kavajë është Habib Rexha, i vëllai i A...
Habib Rexha KAVAJË- Personi që shihni në foto është Habib Rexha, 31-vjeçari që vrau sot në sy të babait...
Vendi i ngjarjes KAVAJË- Policia ka identifikuar autorit e vrasjes së Arian Gosës në Kavajë. Mësohet se autori i vrasjes...