Aktualitet

Nis stërvitja ushtarake 'Defender 23', SHBA dhe shtetet aleate zbarkojnë në Tiranë, marrin pjesë 24 mijë ushtarë

Në mbajtjen e ceremonisë, ka marrë pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ambasadorja Yuri Kim si dhe komandatë të NATO-së.

22 Maj 2023, 10:11 Nga I.A

Nis stërvitja ushtarake 'Defender 23', SHBA dhe shtetet aleate

TIRANË- Stërvitja Defender 2023 ka nisur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e dytë që në stërvitjen Defender përfshihet Shqipëria dhe trupat shqiptarë. Në mbajtjen e ceremonisë, ka marrë pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Ambasadorja Yuri Kim si dhe komandatë të NATO-së.

Në stërvitjen do të marrin pjesë gjithsej 24 mijë ushatarë, nga disa vende të ndryshme. Në fjalën e tij Shefi i Shtabit, Arben Kingji ka falenderuar SHBA-në dhe NATO-në për organizimin e kësaj stërvitje në vendin tonë. 

"Faleminderit SHBA për organizimin e kësaj stërvitje në vendin tonë," tha ai.

defender 2023 arben kingji

Sondazh

Poll