Bota

Atentat në Foggia/ EKZEKUTOHET "bosi i maffias", vritet me 2 plumba, dëshmitarët panë gjithçka. Policia në ndjekje të autorëve...

Ai ishte vetëm dhe në një moment kishte ndaluar makinë, me shumë gjasa për të pritur ndonjë familjar. Por papritur një vrasës i ka shkuar pranë dhe e ka qëlluar fillimisht në gjoks; e më pas një e shtënë e dytë, "coup de grace", drejt e në fytyrë. Menjëherë pas kësaj, atentatori ka ikur.

22 Maj 2023, 10:01 Nga k.m.
Atentat në Foggia/ EKZEKUTOHET "bosi i maffias", vritet me 2
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Dy të shtëna, në fytyrë dhe në gjoks; kaq mjaftoi për t'i marrë jetën 59-vjeçarit Salvatore Prencipe, bosi historik i 'società' mes fundit të viteve '90 dhe fillimit të viteve 2000. Emri i njohur i mafias së Foggia-s konsiderohet si një nga  eksponent kryesor i klanit Trisciuoglio-Principe-Tolonese. Prita ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.00 në viale Kennedy në periferi të kryeqytetit Dauno, jo shumë larg komisariatit.

Sipas mediave italiane, Prencipe ishte larguar së fundmi nga shtëpia, ku jetonte me nënën e tij të moshuar. Ai ishte vetëm dhe në një moment kishte ndaluar makinë, me shumë gjasa për të pritur ndonjë familjar. Por papritur një vrasës i ka shkuar pranë dhe e ka qëlluar fillimisht në gjoks; e më pas një e shtënë e dytë, "coup de grace", drejt e në fytyrë. Menjëherë pas kësaj, atentatori ka ikur. Në pritje të tij disa dhjetëra metra larg ishte një bashkëpunëtor që drejtonte një Fiat Grande Punto.

Atentat në Foggia/ EKZEKUTOHET "bosi i maffias", vritet me 2
Salvatore Prencipe

Makina e përdorur për arratisjen u gjet mbrëmjen e djeshme e djegur në via Sprecacenere, në periferi të Foggias. Ndërsa alarmin për vrasjen e dhanë banorët e zonës që gjithashtu ishin dëshmitarë të pritës.  Dëshmia e tyre ishte thelbësore për njerëzit e ekipit celular për të rindërtuar dinamikën e saktë të vrasjes. Deri më tani dyshohet se vrasja mendohet të jetë kryer nga grupet rivale Moretti-Pellegrino-Lanza dhe Sinesi-Francavilla. Hetuesit kanë siguuar gjithashtu edhe pamjet e kamerave të sigurisë duke ndjekur arratisjen e vrasësit. 

Salvatore Prencipe ishte rikthyer në liri që nga viti 2015, pasi kishte vuajtur dënimin për përfshirë në organizatë mafioze dhe trafik droge. E po ashtu, ai ishte i përfshirë në dy bastisje të rëndësishme kundër mafias Foggia si Double Edge (2002) dhe Poseidon (2004). Sipas hetuesve, ai ishte larguar nga bota e krimit gjatë viteve të fundit. 

salvatore prencipe itali

Sondazh

Poll