Bota

Shkëputet energjia e jashtme, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias kalon në gatishmëri

Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina, por Anatoliy Kurtev, sekretari i këshillit të qytetit të Zaporizhzhia në Ukrainë, tha se puna ishte duke vazhduar që nga fillimi i së hënës për të rivendosur energjinë në qytet.

22 Maj 2023, 08:55 Nga f.i
Shkëputet energjia e jashtme, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhias
Centrali i Zaporizhzhia

UKRAINË- Termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia kaloj në gatishmëri. Reuters raporton se Vladimir Rogov tha se termocentrali ishte shkëputur “plotësisht” nga furnizimi i jashtëm me energji elektrike pasi Ukraina shkëputi një linjë energjie që e kontrollonte.

Gjithashtu edhe kompania shtetërore e Ukrainës bërthamore Energoatom tha gjithashtu se ka një ndërprerje të energjisë në termocentral. Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga Ukraina, por Anatoliy Kurtev, sekretari i këshillit të qytetit të Zaporizhzhia në Ukrainë, tha se puna ishte duke vazhduar që nga fillimi i së hënës për të rivendosur energjinë në qytet.

"Energjia u zhduk plotësisht në Zaporizhzhia për shkak të një situate emergjente në një nga objektet energjetike,"- tha Kurtev në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Gjatë gjithë luftës, ekspertët bërthamorë dhe mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së kanë ngritur shqetësime për praninë dhe aktivitetin ushtarak në rajon. Ata kanë paralajmëruar për muaj të tërë për rrezikun e një aksidenti të madh në termocentral dhe sigurinë pasi granatimet shkaktuan ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll