Bota

Sulmet në Bregun Perëndimor/ Forcat izraelite vrasin trre palestinezë

Njësitë e ushtrisë izraelite sulmuan kampin Balata në qytetin e Nablusit, madje penguan hyrjen e ambulancave.

22 Maj 2023, 08:48 Nga f.i
Sulmet në Bregun Perëndimor/ Forcat izraelite vrasin trre
foto ilustruese

PALESTINË- Tre palestinezë janë vrarë në kampin e refugjatëve Balata në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Mediat e huaja raportojnë se lajmi u njoftua nga ministria palestineze e shëndetësisë. 

Njësitë e ushtrisë izraelite sulmuan kampin Balata në qytetin e Nablusit, madje penguan hyrjen e ambulancave, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.

Sulmi vjen disa ditë pasi shpërtheu dhuna në Jerusalem, ndërsa mijëra hebrenj të ekstremit të djathtë iu bashkuan një marshimi vjetor, duke shënuar pushtimin e Jeruzalemit lindor nga Izraeli. 

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll