Politike

"Miqësi por jo me çdo çmim"/ Xhaçka takon Dendias, a do të lirohet Beleri sot?

akimi zhvillohet në një kohë kur gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO), do të zhvillojë gjyqin për caktimin e masës së sigurisë për Belerin.

22 Maj 2023, 09:58 Nga f.g
"Miqësi por jo me çdo çmim"/ Xhaçka takon
Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka

BRUKSEL- Dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka do të takohen sot në Bruksel në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian. Siç edhe paralajmëroi, Dendias pritet të hapë për diskutim çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Beleri, me ministrat e BE.

Dendias do të takohet për një drekë joformale me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe homologen shqiptare, Olta Xhaçka. Takimi zhvillohet në një kohë kur gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO), do të zhvillojë gjyqin për caktimin e masës së sigurisë për Belerin.

Athina zyrtare është e prerë për këtë çështje duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Dendias tha se "duam miqësi me Shqipërinë, por jo me çdo çmim"./Dosja.al

olta xhacka nikos dendias arrestohet fredi beleri beleri ne gjkko

Sondazh

Poll