Politike

Zbulohet i infiltruari që fundosi Fredi Belerin, flet vëllai i tij: E kemi mik familje, nuk kam lidhje me audiopërgjimin

Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë tha se rasti dhe mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij.

21 Maj 2023, 18:40 Nga I.A
Zbulohet i infiltruari që fundosi Fredi Belerin, flet vëllai i tij: E
Abdul Rama

HIMARË- Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt, kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë Fredi Beleri, dyshohet se është Arsen Rama. Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë tha se rasti dhe mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij.

“Çdo gjë e kemi marrë vesh në media. Nuk e dimë rolin e të dyshuarit në dosjen e përgjimit. Nuk kam folur me vëllanë përveç ditës kur u arrestua Beleri. Erdhi policia në 2 të natës dhe na mori në pyetje në komisariat. Policia ka marrë vetëm vëllain tim, babanë dhe familjarë që jetojnë në Palasë. Është një situatë e vështirë. Ne nuk kemi përgjegjësi për veprimet që ai ka kryer. Ai është 22 vjeç dhe nuk i dimë rrethanat, situata. Nuk kemi pasur kontakt me asnjë person. Na bie dhe ne një pjesë përgjegjësie. Nuk mbajmë anë”, tha Rama.

Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjeje teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë.

“Me Fredi Belerin kemi pasur raport miqësor. Për ne është një mik i mirë. Nuk kemi pasur probleme. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie se vetëm i çonte peshk në restorant dhe bashkë kanë bërë muhabet vetëm për peshk”, tha ai.

Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e 14 majit. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s'ka prova./Dosja.al

arsen rama fredi beleri abdul rama

Sondazh

Poll