Politike

FOTOT/ Festa e PS, ministrja Bilali pozon me Tom Doshin

Në fotot e mëposhtme shihet Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edon Bilali përkrah kreut të PSD-së Tom Doshit. 

21 Maj 2023, 23:04 Nga I.A
FOTOT/ Festa e PS, ministrja Bilali pozon me Tom Doshin
Edona Bilali dhe Tom Doshi

VAU I DEJËS- Fitorja e kandidatit socialist Kristian Shkreli në Vaun e Dejës ka mbledhur sot Partinë Socialiste dhe Partinë Socialdemokrate në Vaun e Dejës. Në fotot e mëposhtme shihet Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edon Bilali përkrah kreut të PSD-së Tom Doshit.  Gjatë fjalës së tij, Doshi u shpreh se Vaun e Dejës e presin projekte të mëdha, ndërkohë që gjatë festës nuk munguan as qeshjet dhe bisedimet mes Doshit dhe Bilalit.

Edhe pse Rama vet ka deklaruar se nuk bashkëpunon me Doshin, për shkak se është i sanksionuar nga SHBA-ja, por mbështetja e tij për kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 14 majit ka qenë thelbësore në fitoren e tyre. Rama më parë është shfajësuar se e ka përjashtuar Doshin nga PS-ja në vitin 2015, por sa herë që ka nevojë për mbështetjen e tij, Rama gjithmonë e ka gjetur.

edona bilali tom doshi

Sondazh

Poll