Politike

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton rezultatin për bashkitë e Tiranës dhe Durrësit

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Erion Veliaj është zyrtarisht kandidati fitues për Bashkinë e Tiranës, duke treguar edhe votat e vlefshme që ka marrë secili nga kandidatët në garë.

21 Maj 2023, 12:52 Nga k.m.
Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton rezultatin për bashkitë e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sërish në mbledhjen e sotme rezultatin e zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit. Gjatë mbledhjes, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Erion Veliaj është zyrtarisht kandidati fitues për Bashkinë e Tiranës, duke treguar edhe votat e vlefshme që ka marrë secili nga kandidatët në garë.

Po ashtu, nga ana tjetër Celibashi certifikoi edhe Emirjana Sakon si kandidate fituese për Bashkinë e Durrësit, përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

Kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj mori mbi 158 mijë vota përkundrejt mbi 100 mijë votave të Belind Këlliçit në Tiranë. Ndërsa në Durrës, Emiriana Sako mori mbi 48 mijë vota përkundrejt 38 mijë votave të Igli Carës. Në Këshillin Bashkiak në Tiranë kryeson PS me 34 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 15 mandate, PD 4 mandate, PSD 12 mandate, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK, PR me nga 1 mandat.

Në Durrës, PS ka marrë 28 mandate, “BF” 13 mandate, PD-ja 5 mandate, PAA 3 mandate dhe nga 1 mandat PSD e PDIU.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur miratimin e zgjedhjeve të 14 majit. Fillimisht u miratua rezultati i Bashkisë së Shkodër. Aty fitoi Benet Beci i Partisë Socialiste përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”. Po ashtu, janë miratuar rezultatet e votimit për kryetarin e Bashkisë Elbasan, Kamëz, Lushnje, Fier, Berat, Korçë dhe Vlorë. Bashkë me krerët e rinj të Bashkive, u certifikua rezultati për këshillat bashkiakë.

kqz zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2023, 17:24 F.M

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...