Politike

Manipulimet dhe shkeljet në procesin zgjedhor në Elbasan. Vjen denoncimi i radhës nga PD

Sipas Prekajt, i është bërë presion edhe nga KQZ.

21 Maj 2023, 10:18 Nga k.m.
Manipulimet dhe shkeljet në procesin zgjedhor në Elbasan. Vjen
Anton Prekaj

ELBASAN- Kryetari i KZAZ-së nr. 47, Anton Prekaj, ka denoncuar ato që ai i cilëson si shkelje në procesin zgjedhor që u zhvillua në Bashkinë e Elbasanit. Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Anton Prekaj u shpreh se nga QV-të janë dërguar pajisje elektronike të votimit dhe numërimit pa vulë sigurie. Sipas Prekajt, ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, u është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ata i kanë certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483.

“Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unanim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime,”- tha ai.

NJOFTIMI I PLOTË:

Jam këtu në cilësinë e kryetarit të Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, për të denoncuar parregullsitë dhe shkeljet e vërejtura në të gjitha etapat e procesit zgjedhor në këtë KZAZ. Konkretisht: Nga Komisionet e Qendrave të Votimit janë dorëzuar në KZAZ 47, 72 pajisje elektronike të votimit dhe numërimit (PENV), pa vulë sigurie, shkelje e rëndë kjo e pasqyruar në pr verbalet përkatëse të dorëzuara në KQZ. Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor ne 47, ka certifikuar rezultatin e nxjerrë nga operatorët, të cilat janë depozituar në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve KQZ. Ditën kur janë dorëzuar tabelat e rezultateve dhe tabelat përmbledhëse në KQZ, na është kërkuar që të plotësojmë tabela të tjera me rezultate të ndryshme nga ato që Pajisjet e Votimit kanë printuar dhe ne i kemi certifikuar më parë për Qendrat e Votimit Nr. 2481/1 dhe 2483. Pretendimi i tyre ka qenë sepse pajisja e dorëzuar ka të dhëna të tjera nga ato që ne kishim certifikuar me Vendim unnim të KZAZ47. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe që ngre shumë dyshime. Unë dhe komisionerët e opozitës kemi refuzuar me arësyetimin se nuk mund të nxirren tabela rezultatesh te ndryshme për të njëjtën QV, duke i kërkuar KQZ që ata të korrigjojnë tabelat finale bazuar edhe në Kodin Zgjedhor. Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale. Denoncoj këto praktika të dyshimta, që vënë në pikëpyetje të gjithë procesin dhe ngrenë dyshime për devijim dhe manipulim të rezultatit zgjedhor në Bashkinë Elbasan.

anton prekaj pd elbasan

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2023, 17:24 F.M

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...