Politike

“Ulni çmimet”, Braçe thirrje tregtarëve: Lufta mbaroi, është grabitje e pastër!

Thirrja e tij ka qenë e thjeshtë, ulni çmimet, kjo sepse sipas tij, tashmë nuk ka asnjë justifikim dhe po ndikon në buxhetin e qytetarëve.

21 Maj 2023, 16:02 Nga k.m.
“Ulni çmimet”, Braçe thirrje tregtarëve: Lufta
Erion Braçe

TIRANË- Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste ka bërë një thirrje sot. Me anë të një videomesazhi, deputeti ka vënë në pah abuzimet e tregtarëve me çmimet. Thirrja e tij ka qenë e thjeshtë, ulni çmimet, kjo sepse sipas tij, tashmë nuk ka asnjë justifikim dhe po ndikon në buxhetin e qytetarëve.

Ai flet për abuzim, e ndërsa shton se edhe rritja e pagave dhe pensioneve që qeveria ka bërë nuk “hyn në sy” për shkak të çmimeve shumë të larta.

"E dielë sot, njerëzit bëjnë shpenzimet e javës. Ej nuk ka logjikë më. Ulni çmimet, kur rriten çmimet iu referuat naftës dhe kursit të monedhës. Mos vazhdoni më me këtë praktikë që gërryen familjarët,"-tha ai.

POSTIMI I PLOTË:

Uuuulniiiiiii cmiiiiiimeeeeeet! Boooooooll rrooopet njerëzit! Kur një vit më parë rritët rrufeshëm çmimet e produkteve të fabrikuara e të importuara, thatë lufta, nafta, euro, dollari etj etj! Një vit më pas; Tregjet janë ekuilibruar nga efekti i menjëhershëm i luftës, boshllëku në treg krijuar prej saj, çmimi i naftës ka rënë në nivelin e para luftës, euro ka rënë gjithashtu, dollari edhe më shumë; Pra, çdo element që ndikonte në çmime ka pësuar rënie të fortë! Tregtarë, po ju pse nuk i ulni çmimet e produkteve të fabrikuara? Pseeeee? Po ju tregtarët e miellit e pastaj të bukës çfarë po bëni? Çmimi i grurit ka rënë, çmimi i misrit ka rënë, çmimi i thekrës ka rënë; po çmimi i bukës pse rri ai që ishte kur ju e ngritët? Kulmi. Po ju tregtarët e perimeve e frutave çfare po bëni? Në tregun e Lushnjës po i rripni bujqit prodhues të domates me çmimin banal 30 lekë; po ky çmimi në Tiranë 150 lekë çfarë është? Pesë here më shumë!!! A jeni në terezi?! Sado të rrisim rrogat e pensionet ne, këto çmime grabisin çdo rritje! Është grabitje e pastër mbi njerëz në nevojë me së shumti! Jepini fund!

erion brace

Sondazh

Poll

Politike 20 Maj 2023, 17:24 F.M

Gazetari Rama interviston Luizin e BBV

Luiz Ejlli, Edi Rama dhe Benet Beci TIRANË- Fenomenit Luiz Ejlli që iu dedikuan të gjitha mediat, rrjetet sociale, që bëri bashk&e...