Aktualitet

Shqiptari i bën ‘gropën’ policisë italiane, arratiset nga burgu, autoritetet: Mori leje, është i rrezikshëm

5 Tetor 2019, 14:00 Nga DOSJA
Shqiptari i bën ‘gropën’ policisë italiane, arratiset

ITALI– Një shqiptar është arratisur nga burgu në Campobasso të Italisë ku po vuante dënimin për vrasje. 45-vjeçari rezulton një person me rrezikshmëri të lartë.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i dënuar kishte dalë nga burgu një ditë më parë pasi kishte marrë leje për çështje pune.

Por ai ka kaluar orët e lejes dhe nuk është paraqitur më në burg, në mënyrë që të rikthehej në qeli.

Karabinierët janë vënë në ndjekje të tij, për ta rikthyer sërish në burg shqiptarin e rrezikshëm në mënyrë që të përfundojë dënimin prej 10 vitesh.

Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë, jashtë burgut. Gjithsesi fotografia e tij është shpërndarë në të gjitha mediet dhe po kërkohet masivisht.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu ne campobasso itali shqiptari arratiset nga burgu ne itali burgu ne campobasso itali shqiptari arratiset nga burgu ne itali

Sondazh

Poll