Aktualitet

Me thikën tatuazh në krahë dhe çizme të gjata, gjendet 35-vjeçari i dekompozuar në lumin Vjosë

5 Tetor 2019, 13:26 Nga DOSJA
Me thikën tatuazh në krahë dhe çizme të gjata,

FIER– Trupi i një 35-vjeçari të mbytur në lumin e Vjosës është gjetur i pajetë në afërsi të fshatit Hambar.

Dosja.al mëson se viktima është gjetur rreth orës 13:40, në afërsi të fshatit në Fier.

Burime nga policia bëjnë me dije se në momnetin që është gjetur trupi i dekompozuar mbante të veshur një bluzë të bardhe, një palë xhinse ngjyrë vishnje dhe një palë çizme të gjata.

Në sy bie një tatuazh në formë thike që 35-vjeçari, ene i paidentifikuar kishte në krahë.

Nga konstatimet paraprake në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. 354-vjeçari i mbytur është dërguar në morgun e spitalit Fier, ku familjarët e tij mund të paraqiten për të tërhequr trupin.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fier gjendet nje 354 vjecar i mbytur ne vjose hambar fier gjendet nje 354 vjecar i mbytur ne vjose hambar

Sondazh

Poll