Aktualitet

Furgoni përplaset me kamionin në Kosovë, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga Shqipëria

5 Tetor 2019, 12:23 Nga DOSJA
Furgoni përplaset me kamionin në Kosovë, dy të vdekur dhe

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Kosovë. Një furgon me udhëtarë nga Shqipëria është përplasur me një kamion duke lënë dy të vdekur dhe tre të plagosur. Mësohet se dy viktimat ishin nga Tirana dhe tre të plagosurit nga Durrësi e Tropoja e Kukësi.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Drejtuesi i furgonit të udhëtarëve është ndaluar nga policia e Kosovës dhe pritet të merret vendimi për të.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 te vdekur 3 persona te plagosur aksident në kosovë aksident rrugor 2 te vdekur 3 persona te plagosur aksident në kosovë aksident rrugor

Sondazh

Poll