Aktualitet

E rëndë në Durrë/ Kërcënonte me thikë të atin e verbër, arrestohet 35-vjeçari pas kallëzimit nga e motra

5 Tetor 2019, 10:48 Nga DOSJA
E rëndë në Durrë/ Kërcënonte me thikë të

DURRËS- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë të atin dhe e ka mbyllur në dhomë. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është shtetasi me iniciale S.Z, i dënuare dhe më parë për dhunë në familje.

Ka qenë motra, ajo që ka telefonuar policinë, duke e njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Ndërsa 66-vjeçarit iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Telefonata në “112” dhe reagimi në kohë i policisë parandalon një ngjarje të rëndë në familje ku djali kërcënonte me thikë se do vriste të atin.

Ndërhyrja profesionale e Forcave të Policisë bëjnë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit.

Në Sallën Operative të DVP Durrës, ka ardhur një telefonatë nga një shtetase se vëllai i saj në Rrashbull kishte mbyllur në banesë dhe po kërcënonte me thikë të atin.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë konstatuar se shtetasi S.Z. (pretendohet me probleme të shëndetit mendor) kishte mbyllur në një prej dhomave të banesës të atin e tij (të verbër) duke e kërcënuar me levë hekuri e thikë për ta vrarë.

Policia ka negociuar më shtetasin S.Z që të lironte të atin, por ai nuk i është bindur Policisë dhe ka qëlluar me levë të atin. Policia ka ndërhyrë me profesionalizëm duke neutralizuar autorin i cili ka tentuar të qëllojë përsëri të atin me thikë për ta vrarë.

Nga ana e uniformave blu të dëmtuarit, shtetasit S.Z., 66 vjeç, iu dha ndihma e parë duke e dërguar në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës për kontroll më të specializuar i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori, shtetasi S.Z., 35 vjeç është person me precedentë penal të mëparshëm i dënuar për ” Dhunë në familje”

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjecari dhune ne familje durres arrestohet 35-vjecari dhune ne familje durres

Sondazh

Poll