Aktualitet

“E mbyte zonjën”, gratë në Laknas bëhen ‘gardh’, humbin ndjenjat gruaja dhe fëmija (VD)

5 Tetor 2019, 11:26 Nga DOSJA
“E mbyte zonjën”, gratë në Laknas bëhen

Tiranë- Përplasja e banorëve me Policinë. Vijon përplasja e banoreve të Laknasit me Policinë. Gratë nuk lejojnë që firma të ndërhyjë për të bërë shpyllëzimin e zonës.

Një vajzë e vogël bashkë me nënës e saj ka humbur ndjenjat pas përplasjeve me Policinë.

“S’keni për të parë ditë me sy, Nuk do ju lejojmë ore. Mos shtyni ore. E mbyte atë zonjën ore. Largohuni“, këto janë disa nga thirrjet e banoreve teksa u përplasën me policinë.

Edhe më datë 26 shtator, banorët e Laknasit u ngritën në protestë  duke  kundërshtuar vendimin e qeverisë për prerjen  e pemëve  në pyllin afër shtëpive të tyre. Qeveria  kërkon  të shkatërrojë pyllin në Laknas për t’i hapur rrugë ndërtimit të një thertoreje të re. Por sipas reagimeve të banorëve një thertore e re nuk është e nevojshme për to, pasi në zonë janë të paktën 3 thertore të mëdha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve te laknasit tensione në laknas protesta e banoreve te laknasit tensione në laknas

Sondazh

Poll