Aktualitet

Përfituan para përmes tenderave fiktivë, gjykata jep masat e sigurisë për 4 ish-zyrtarët në Tepelenë

5 Tetor 2019, 10:35 Nga DOSJA
Përfituan para përmes tenderave fiktivë, gjykata jep masat e

GJIROKASTËR– Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dhënë masat e sigurisë sot për katër zyrtarët dhe ish-zyrtaret e Shërbimit Spitalor të Tepelenës. Gjyqtarja Blerta Çibuku ka mbështetur pretencën e dhënë nga ana e prokurorit të çështjes Emror Kasaj për të katër të pandehurit ndërkohë që avokatët e tyre kërkuan lirimin në sallën e gjyqit me detyrim paraqitje.

Gjykata vlerësoi argumentet e servirura nga prokurori Kasaj duke lënë në arrest me burg Gëzim Allkushin, ish-shefi i financës në Spitalin e Tepelenës, Sajmir Meçe specialist i statistikave në Spitalin e Tepelenës dhe në arrest shtëpie Aleksandra Kada, juriste aktuale e Burgut të Bençes ish-juriste në Spitalin e Tepelenes dhe po me arrest shtepie Jonida Sako, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Spitalin e Tepelenës.

Të katër personat akuzohen se kanë qenë të përfshirë në një tender fiktiv të zhvilluar 2 vjet me parë për pajisjen e Spitalit të Tepelenës dhe Memaliajt me leje mjedisore, duke përvetësuar 800 mijë lekë të rinj.

Katër ish-zyrtarë të administratës në Tepelenë kanë rënë në pranga dy dite më parë, pasi akzuzohen për mashtrim me tenderat, nëpërmjet të cilëve përfituan një shumë të konsiderueshme lekësh.

(a.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandra kaba arrestohen 4 ish-zyrtaret ne tepelene gezim allkushi jonida sako masat e sigurise per 4 ish-zyrtaret mashrim me tenderat sajmir mece aleksandra kaba arrestohen 4 ish-zyrtaret ne tepelene gezim allkushi jonida sako masat e sigurise per 4 ish-zyrtaret mashrim me tenderat sajmir mece

Sondazh

Poll