Aktualitet

13 mijë euro për të çuar në Australi të riun e zhdukur, arrestohet në Madrid Luan Bundo, i dënuar me 10 vite burg

5 Tetor 2019, 13:45 Nga DOSJA
13 mijë euro për të çuar në Australi të riun e

TIRANE- Policia e Shtetit njofton se është arrestuar në Madrid Luan Bundo. Bundo akuzohet se ka marrë 13 mijë euro për të kaluar në mënyrë të paligjshme një shtetas në Australi. Shtetasi për të cilin akuzohet Bundo, është dibrani Mensur Prençi, i cili rezulton i humbur prej vitit 2014. Prej më shumë se 5 vitesh familjarët e Mensurit nuk dinë asgjë për fatin 32-vjeçarit nga Dibra. Luan Bundo ka qenë administratori i një agjencie sigurimesh. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençi, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet dy indionezianëve dërgoheshin për në Australi. Kontakti i fundit i familjes me të riun e zhdukur është gjatë kohës që ai ka qenë në ishullin Kupang. Më pas, Bundo shkoi në familjen e të riut dhe i njoftoi se ai ka shkuar në Darëain në Australi. Por nga viti 2014 e deri më sot, familja e të riut nuk ka asnjë informacion për Prençin. Policia njofton se tashmë do të bëhet ekstradimi i Bundos, i cili është dënuar me 10 vite burg në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Madrid, Spanjë

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tirana dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të dënuar me 10 vite burg Policia e Shtetit ka marrë informacion në rrugë operative se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbrëmjen e djeshme ndodhej në një ambient, në Madrid të Spanjës. Pas verifikimeve të shpejta rezultoi se të dhënat, i përkisnin personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë shkëmbimit shumë të shpejtë të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës, Interpol Madridit dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Spanjolle, u bë e mundur arrestimi në Madrid, i shtetasit Luan Bundo, 62 vjeç, nga Tirana. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur

Shtetasi Luan Bundo, i ka ofruar dhe dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ka ofruar dhe dhënë kundrejt shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh. Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin M.P, fillimisht kanë shkuar në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas indonezian me peshkarexhë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor me vendim, datë 19.12.2016 ka shpallur fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit” dhe e ka dënuar me 10 vite burgim. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për ekstradimin e shtetasit të arrestuar drejt Shqipërisë.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet luan bundo mensur prenci zhdukja e te riut ne australi arrestohet luan bundo mensur prenci zhdukja e te riut ne australi

Sondazh

Poll