Sport

Salihamidzic 'mbrohet' për shkarkimin e trajnerit Nagelsmann...

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, shpjegon arsyen për të shkarkuar Julian Nagelsmann prillin e kaluar.

21 Maj 2023, 14:57 Nga DOSJA

Salihamidzic 'mbrohet' për shkarkimin e trajnerit Nagelsmann...

GJERMANI - Ndërsa Bayern mund të humbasë titullin e Bundesligës, i cili do të ishte i pari për 11 vjet, Thomas Tuchel po kristalizon kritikat. 

Tekniku gjerman, i mbërritur në prill, humbi gjithçka në harkun kohor të 2 muajve. Champions League (eliminuar në 1/4 nga City), Kupa e Gjermanisë (eliminuar në 1/4 nga Freiburg) dhe për rrjedhojë ndoshta kampionati, pas humbjes 1-3 kundër Leipzigut. 

Këto rezultate natyrshëm ngrenë disa pikëpyetje. I pyetur në lidhje me shkarkimin e Nagelsmannit, i konsideruar si i çmendur pas një kohe, Hasan Salihamidzic u shpjegua kështu:

"Ne menduam për këtë për një kohë të gjatë dhe arritëm në përfundimin se duhej të vepronim. Thomas Tuchel ka nevojë për parasezon, sezonin e ardhshëm do të jetë më mirë."

Tash e tutje, bavarezët duhet të vënë bast për një paraqitje të madhe të Augsburgut ndaj Dortmundit, në mënyrë që bavarezët të mos humbasin epërsinë (në kuptimin që dëshironi) vetëm një ditë nga fundi i kampionatit! 

Salihamidzic 'mbrohet' për shkarkimin e trajnerit Nagelsmann...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll