Sport

Raphinha u jep përgjigje “skenarëve” të mundshme për të ardhmen e tij...

Sulmuesi i Barcelonës u pyet për opsionet e largimit të tij nga klubi këtë verë, por ai ishte shumë i qartë për këtë

21 Maj 2023, 13:00 Nga DOSJA
Raphinha u jep përgjigje “skenarëve” të mundshme

SPANJE - Raphinha (26 vjeç) është një nga lojtarët e FC Barcelona që përflitet me këmbënguljen më të madhe se mund të largohet nga skuadra sezonin e ardhshëm. 

Largimi i tij mund të gjenerojë një shumë të konsiderueshme parash dhe të ndihmojë në rikuperimin e një pjese të konsiderueshme të 70 milionë eurove të investuara për të një vit më parë. Megjithatë, duke gjykuar nga deklaratat e tij, ai duket se nuk e ka ndërmend të largohet. 

“Dua të qëndroj te Barça edhe për shumë vite të tjera”. Mund të thuhet më fort, por jo më qartë, dhe kjo është thënë pas ndeshjes kundër Real Sociedad në “Spotify Camp Nou” në mikrofonin për BeIn Sports. 

Braziliani siguron se është i lumtur në Barcelonë dhe këtë e kishte treguar edhe ditë më parë gjatë festës së La Liga në rrugë. "Ne punuam shumë për këtë, e dinim se çfarë donim dhe të kurorëzoheshim kampionë të La Ligës dhe kjo është spektakolare. Është më mirë nga sa e imagjinoja. Unë do t'u kërkoja njerëzve të vazhdojnë të na mbështesin që sezonin e ardhshëm do të provojmë diçka më shumë dhe të shkojmë për titujt maksimalë që mund të marrim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll