Sport

Arteta nuk kërkon “justifikime” dhe merr përgjegjësitë: “Urime Cityt për titullin, sot është një ditë e trishtuar për ne”...

Trajneri i Arsenalit nuk fshihet pas gishtit për humbjen ndaj Nottingham, që indirect i dhuroi titullin e “Qytetarëve”

21 Maj 2023, 11:05 Nga DOSJA
Arteta nuk kërkon “justifikime” dhe merr

ANGLI - Mikel Arteta e pa Arsenalin t'i 'dorëzojë' titullin Manchester Cityt këtë të shtunë, pas humbjes me Nottingham Forest (1-0). Trajnerit të “Topçinjve” nuk i pëlqeu ajo që pa, por e uroi rivalin e tij.

"Ne nuk duhet të kërkojmë justifikime dhe t'ia hedhim fajin dikujt tjetër. Duhet të ishim më mirë si ekip",- filloi ai duke thënë për BBC. Trajneri spanjol, i cili ishte asistent i Pep Guardiolës në City, i dha meritat tre herë kampionit të Anglisë.

"Së pari, urime Manchester Cityt për fitimin e ligës, por është një ditë e trishtuar për ne. Tani duhet të përballemi me realitetin, sot pësuam një gol dhe nuk ishim të aftë për ta eliminuar ata. Mund të kishim luajtur tre orë dhe ne nuk do të kishim shënuar.

Është përgjegjësia ime dhe unë e marr atë. Kur është mirë, mire; kur nuk është, është sport. Numri i golave ​​që i kemi dhënë kundërshtarëve kohët e fundit është diçka që peshon, por ne mundemi. Mos fajësoni askënd”,- tha ai në një deklaratë për BBC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll