Sport

Konfirmohet drejtori i ri sportiv i Barcelonës, portugezi Deco në vend të Jordi Cruyff...

Kështu tha Rafa Yuste, zv.president sportive i Barcelonës, i cili shprehu edhe një herë dëshirën që Messi të rikthehet

21 Maj 2023, 11:20 Nga DOSJA

Konfirmohet drejtori i ri sportiv i Barcelonës, portugezi Deco në vend

SPANJE - Deco do të jetë zëvendësuesi i Jordi Cruyff në organikën teknike të Barcelonës për sezonin e ardhshëm. 

Pavarësisht se klubi i Barçës nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë, zv.presidenti sportiv i entit, Rafa Yuste, në një prononcim për DAZN, teksa u pyet se si kishte shkuar sezoni, kur ai foli për organogramin teknik u shpreh: “Fatkeqësisht, Jordi Cruyff po largohet nga ne, që është një humbje e madhe, por Deco vjen”. Në këtë mënyrë ai konfirmoi një sekret të hapur.

Ai gjithashtu u kthye për të shprehur dëshirën e tij që Leo Messi të kthehet te Barcelona  sezonin e ardhshëm. Të gjithë do të donim që Leo të kthehej në Barcelonë”. 

Konfirmohet drejtori i ri sportiv i Barcelonës, portugezi Deco në vend
Zv.presidenti Rafa Yuste dhe presidenti Joan La porta

Në javët në vijim, klubi i Barcelonës do të përpiqet të zgjidhë përfundimisht problemet me Fair Play-in financiar dhe më vonë do të tentojë të nënshkruajë me argjentinasin.

"Unë dua që ai të kthehet te Barcelona dhe për gjithçka që i ka dhënë klubit. Dhe për marrëdhënien e shkëlqyer që kemi pasur gjithmonë. Historitë që shkojnë mirë duhet të përfundojnë mirë. Leo do të vendosë dhe nëse ai vjen të gjithë do të jemi shumë të lumtur”,- shtoi Yuste.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll