Sport

Gundogan prapaktheu, Manchester City i bën një propozim të parezistueshëm…

Mesfushori gjerman, siç theksohet nga Anglia, ka pranuar ofertën e re të klubit dhe nuk dëshiron të ‘arratiset’ nga City

21 Maj 2023, 12:00 Nga DOSJA
Gundogan prapaktheu, Manchester City i bën një propozim të

ANGLI - Tregu i transferimeve nuk ka nisur zyrtarisht, por klubet po përshpejtojnë lëvizjet e tyre për të bindur futbollistët që të mos largohen, apo të vijnë në rastin e atyre që janë jashtë. 

Ky është rasti i Ilkay Gündogan (32 vjeç), i cili ka “këngët e sirenave” të FC Barcelonës që i premton një të ardhme më të mirë dhe i garanton një kohëzgjatje kontrate për ta bindur. Nga ana tjetër  Manchester City, klubi aktuali i tij, teksa po shikon sezonin e tij të mrekullueshëm, nuk nuk është i gatshëm ta linte të largohej aq lehtë. 

Anglezja 'Sunday Times' siguron këtë të dielë, se City kishte rritur ofertën për gjermanin duke zgjatur kohën e kontratës në tri vite, një skenar i ri, që e ka bërë mesfushorin të qëndronte në  Mançester. Ai donte një kontratë tre-vjeçare dhe fakti që Manchester ia plotësoi kërkesën, e bën propozimin të papërmbajtshëm pasi përmbush pritshmëritë e vendosura. 

Ky është informacioni që vjen nga Anglia, por në fund të majit, me gjithë verën përpara, derisa të zyrtarizohet rinovimi me anglezët, nëse do të përfundojë, dosja e Gündogan do të jetë më e hapur edhe për FC Barcelona, sepse ai është një lojtar që pëlqehet shumë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll