Sport

Bernardo Silva ia kalon edhe Cristiano Ronaldos! Eshtë portugezi i vetëm me më shumë trofe në futbollin britanik…

Mesfushori sulmues i Manchester Cityt fiton trofeun për herë të pestë në 6 sezone

21 Maj 2023, 12:40 Nga DOSJA
Bernardo Silva ia kalon edhe Cristiano Ronaldos! Eshtë portugezi i

ANGLI - Bernardo Silva u bë lojtari portugez me më shumë trofe në Premier League.  Mesfushori sulmues ka fituar Premier League për herë të pestë në 6 sezone në Manchester City: 2017/18, 2018/19, 2020/21, 2021/22 dhe 2022/23.

Sulmuesi Nani tani është në vendin e dytë në këtë renditje me katër tituj të Premier League të fituar, të gjitha me Manchester United. 

Më pas, me tri fitore në këtë kompeticion janë Cristiano Ronaldo, gjithashtu me fanelën e United, Ricardo Carvalho dhe Paulo Ferreira për Chelsean.

Nga kjo e shtunë, nga radhët e futbollistëve luzitanë, kampionë t[ Premier League mund të quhen edhe Rúben Dias dhe João Cancelo, të huazuar nga City në janar te Bayern.

Kjo arritje vjen në një kohë kur 28-vjeçari Bernardo Silva do të luajë ndeshjen e tij të 200-të në Premier League këtë të dielë, kundër Chelseat, ndërkohë që lajmet e lidhin atë për një largim të mundshëm te PSG-në.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll