Bota

Zgjedhjet 2023/ Iu vonua djali në dhomën e votimit, Mitsotakis e kalon me shaka: Shpresoj që po mendohet për "kryqin"

Teksa vetë votoi, Mitsotakis po priste që të mbaronte edhe i biri, por duke qenë se u vonua, e mbushi kohën me një batutë.

21 Maj 2023, 12:09 Nga k.m.
Zgjedhjet 2023/ Iu vonua djali në dhomën e votimit, Mitsotakis e kalon
Kyriakos Mitsotakis me dy fëmijët e tij

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë shaka me djalin e tij Konstantinos mëngjesin e sotëm teksa po ushtronin të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare. Teksa vetë votoi, Mitsotakis po priste që të mbaronte edhe i biri, por duke qenë se u vonua, e mbushi kohën me një batutë.

“Shpresoj se po mendon vetëm se cilat kryqe do të vendosë dhe jo se ku do i vendosë,”-komentoi ai me shaka.

Sot Greqia voton për zgjedhjet parlamentare. Rreth 9.8 milionë grekë janë thirrur për të votuar për qeverinë e re teksa dy partitë kryesore janë ‘Demokracia e re’ e kryeminsitrit aktual Mitsotakis si dhe ‘SIRIZA’ e paraardhësit e tij, Aleksis Tsipras. Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6% por rezultati mund të jetë edhe më i ngushtë. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë

greqi kyriakos mitsotakis zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll