Bota

Zgjedhjet në Greqi/ Kush janë 7 kandidatët shqiptarë që garojnë në zgjedhjet parlamentare

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke.

21 Maj 2023, 11:32 Nga f.i
Zgjedhjet në Greqi/ Kush janë 7 kandidatët shqiptarë që
kandidatët shqiptarë

GREQI- Sot në Greqi po zhvillohet procesi i zgjedhjeve parlamentare dhe pjesë e garës janë shtatë kandidatë shqiptarë që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.  

Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari konkurojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia.

Sidorela Kalthi garon për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”. Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke. 

Kryesia e Komuniteti shqiptar në Greqi organizoi një takim me 6 nga kandidatët shqiptarë ër zgjedhjet parlamentare e ditës së sotme dhe me aktivistë të komunitetit, nëpërmjet platformës elektronike “Zoom” tha sekretari organizativ Irfan Abazaj. Sipas zotit Abazaj për komunitetin shqiptar në Greqi konsiderohet shumë pozitiv kandidimi i shqiptarëve për zgjedhjet parlamentare greke si shenjë e integrimit dhe përfshirjes në jetën social-politike greke.

zgjedhjet ne greqi 2023

Sondazh

Poll

Bota 21 Maj 2023, 10:11 k.m.

Po vjen ASTEROIDI JK!

Foto ilustruese SHBA- Një asteroid i quajtur 2023 JK, me madhësinë e një aeroplani komercial, do të kalojë pranë Tok&eum...