Bota

Pranga çiftit grek pas dorëzimit të “porosisë” tek shqiptari, në shtëpi i gjejnë kokainë dhe dy peshore

Trafikanti është pikasur gjatë një operacioni, në momentin që furnizonte me kokainë shqiptarin.

20 Maj 2023, 22:20 Nga m.s
Pranga çiftit grek pas dorëzimit të “porosisë”
droga e sekuestruar

GREQI- Një çift grek ka rënë në pranga, pas dorëzimit të “porosisë” së drogës tek një shqiptar. Policia greke ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm të një 43-vjeçari, i cili ra në prangat e policisë greke bashkë me partneren tij, pasi i kishte shitur një sasi të vogël kokaine një shqiptari.

Trafikanti është pikasur gjatë një operacioni, në momentin që furnizonte me kokainë shqiptarin.

Pasi e kanë ndjekur, policët i kanë gjetur në banesë 25 doza të gatshme kokaine, dy peshore dhe 1350 euro të ardhura nga trafiku i drogës. Aty u prangos edhe partnerja e tij, me të cilën jetonte dhe që po ashtu edhe ajo merrte pjesë në veprimtarinë e tij të paligjshme.

trafikante droge greqi

Sondazh

Poll