Bota

Hyjnë në shtëpitë e të huajve pa i ftuar dhe filmojnë, njihuni me trendin më të frikshëm në Tik Tok

Një përdorues i TikTok, kishte hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh

20 Maj 2023, 20:12 Nga m.s
Hyjnë në shtëpitë e të huajve pa i ftuar dhe
trendi i Tik Tok-ut

SHBA- Një trend i frikshëm është bërë viral në Tik Tok, ku të rinjtë hyjnë në shtëpitë e të huajve dhe filmojnë. Një përdorues i TikTok, kishte hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh. Ai ka marë reagime të shumta, pasi postoi një video duke treguar se çfarë bëri. Videoja fillon me 3 persona që flasin para kamerës, duke thënë: le të hyjmë në një shtëpi të rastësishme dhe të shohim si shkon.

Ata futen në një portë dhe nuk donin t’ia dinin edhe kur i pyetën se ku po shkonin. Një grua i thërriste: ku po shkoni?!

Pavarësisht se gruaja bërtiste, ‘Më falni çfarë po bëni?’, adoleshentët kalojnë brenda, ndërsa gruaja i thërret me nervozizëm personit tjetër brenda shtëpisë.

Të rinjtë hyjnë në sallon dhe imitojnë zërin e gruas duke thirrur bashkëshortin e saj. Vetëm pasi zotëria u lutet duke thënë “Kam fëmijë dhe janë trembur”, ata largohen.

Situata të tilla nuk kanë ndodhur më parë. Mësohet se kjo është hera e parë që grupi poston video duke hyrë në prona të ndryshme në Londër.

Në të kaluarën, ata kanë postuar video duke hyrë në shtëpinë e një familje hebreje, ndërsa kanë synuar edhe shkollat dhe zonat e ndaluara të supermarketeve.

tik tok hyjne ne shtepite e te panjohurve

Sondazh

Poll