Bota

Samiti në Hiroshima, Zelenskyy takohet me liderët e G7

Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy ka falenderuar Scholz për ndihmën e Gjermanisë ndaj Ukrainës. 

20 Maj 2023, 17:32 Nga a.l
Samiti në Hiroshima, Zelenskyy takohet me liderët e G7
Volodymyr Zelenskyy takohet me liderët e G7

JAPONI- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka nisur takimin me liderët e G7 në samitin që po mbahet në Hiroshima. Ai është fotografuar duke marrë pjesë në takime të veçanta me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. Përmes një postimi në Twitter, Zelenskyy ka falenderuar Scholz për ndihmën e Gjermanisë ndaj Ukrainës. 

"Mbështetja e Francës për koalicionin e avionëve luftarakë dhe pjesëmarrja e saj në misionin e trajnimit për të trajnuar pilotët ukrainas është e rëndësishme", shkruan Zelenskyy. 

Udhëheqësit e grupit G7 njoftuan shtrëngimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ata i kanë kërkuar Kinës që t'i bëjë presion Rusisë për t'i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e G7 theksuan se nuk donin të dëmtonin Kinën dhe po kërkonin marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme me Pekinin. 

samiti i g7 lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll