Bota

OBSH ngre alarmin: Rriten rastet e foshnjave të prekura me miokardin e rëndë

Sipas raportit, midis qershorit 2022 dhe prillit 2023, 10 foshnja nën moshën 28 ​​ditësh u paraqitën me simptoma të miokarditit në një spital terciar në Uellsin jugor dhe rezultuan pozitivë për enterovirus në testimin PCR.

20 Maj 2023, 17:28 Nga a.l
OBSH ngre alarmin: Rriten rastet e foshnjave të prekura me miokardin e
Organizata Botërore e Shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një rritje të pazakontë të rasteve të miokarditit të rëndë që lidhet me infeksion enterovirus tek foshnjat shumë të vogla në Uellsin jugor.

Sipas raportit, midis qershorit 2022 dhe prillit 2023, 10 foshnja nën moshën 28 ​​ditësh u paraqitën me simptoma të miokarditit në një spital terciar në Uellsin jugor dhe rezultuan pozitivë për enterovirus në testimin PCR. Shtatë foshnja u trajtuan në kujdesin intensiv dhe një vdiq përpara se të transferohej në kujdesin terciar. Një foshnjë është ende duke u trajtuar në spital, shkruajnë mediat e huaja. 

Incidenca kulmore ishte në nëntor 2022, me raste sporadike në muajt e tjerë. Shtatë nga 10 rastet kishin nëntipe të mëtejshme, të cilat e identifikuan enterovirusin ose si virusin koksakie B3 ose si virusin koksakie B4. 

obsh

Sondazh

Poll